e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shfryu kundër trajnerit, Toti u përjashtua nga Roma

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shfryu kundër trajnerit, Toti u përjashtua nga Roma

"E kam lënë pas dëmtimin, jam në formë dhe i disponueshëm për skuadrën, por nuk e meritoj që të më injorojnë kështu, as trajneri Spaleti për anën sportive, as presidenti Palota në lidhje me kontratën që skadon sivjet.Toti Kam dhënë zemrën për këtë skuadër, por kam vënë edhe fytyrën në momentet e këqija të saj. Meritoj dhe kërkoj më shumë respekt". Ishin këto fjalët me të cilat Françesko Toti shfry të shtunën, në një intervistë për rrjetin "RAI".

Sinjali nga ana e 39- vjeçarit nuk mund të kishte qenë i qartë në lidhje me situatën që ai po përjeton në skuadër, por nga ana tjetër, edhe vendimi që mori dje Spaleti nuk pritej. Trajneri, pasi fillimisht kishte dhënë shanse reale se numri 10 mund të ishte titullar ndaj Palermos, vendosi të përjashtojë nga grumbullimi kapitenin legjendar verdhekuq, duke e dërguar atë në tribunë.

Pa dyshim që ky ishte një grusht në fytyrë për Françesko Totin, i cili sheh që situata në kryeqytet t'i vështirë- sohet edhe më shumë, ndonëse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Xhejms Palota pranoi se takimi i kërkuar prej tij për çështjen e kontratës do të zhvillohet sapo ai të mbërrijë në ditët e para të marsit në Itali.

Ndërkohë, përpara fillimit të takimit të mbrëmshëm, tifozëria e pranishme ka thurur korre për idhullin e tyre: "Ka vetëm një kapiten", një mbështetje e cila e ka përlotur Totin, i pranishëm në tribunën e "Olimpiko"-s, me futbollistin që ka përshëndetur. Por ultrasit nuk janë ndalur këtu, pasi kanë vërshëllyer dhe ofenduar trajnerin Spaleti, i cili mori këtë vendim.

Në mbështetje të Totit - Ky përjashtim nga skuadra ka prekur jo pak trajnerin Marçelo Lipi dhe ish-sulmuesit, Kristian Vieri e Ronaldo. "Më vjen keq për situatën e Totit, sepse asnjë kampion si ai nuk duhet të ndihet kështu", nënvizoi Lipi.

"Françesko ndihet ende mirë fizikisht, prandaj si shok i them që të mos mendojë shumë. Ka ardhur koha të marrë një vendim final, të qëndrojë apo të shkojë diku tjetër, të gjithë do ta presin krahëhapur", u shpreh Vieri. "Këtë situatë e kam pranuar vetëm me Kuperin. Në atë kohë i thashë Moratit që të zgjidhte mes meje dhe Kuperit, por presidenti zgjodhi trajnerin dhe unë u largova", tha "Fenomeni" Ronaldo