Migjen Basha ne ndeshjen ndaj Norvegjise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori i Torinos, shumë shpejt mund të bëhet pjesë e Kombëtares shqiptare, edhe pse FIFA prej kohësh ka dhënë përgjigje negative për këtë çështje Me iniciativën e trajnerit De Biazi, mesfushori 25-vjeçar mund të realizojë ëndrrën e tij për t’u veshur kuqezi. Italiani i stolit të përfaqësueses sonë po planifikon të marrë “dritën jeshile” nga FIFA për kosovarin dhe ta ftojë atë në ekip për ndeshjen kualifikuese kundër Norvegjisë. Pas dy vjet pritjeje, Migjen Basha ka gjasa të mëdha që brenda pak javësh të bëhet pjesë e ekipit tonë kombëtar.
Që nga koha e ish-trajnerit kroat Josip Kuzhe, mesfushori i Torinos ishte i gatshëm t’i bashkohej Shqipërisë, mirëpo FIFA ishte ajo që nuk e lejoi lojtarin ta bëjë një gjë të tillë, pasi më herët ai kishte luajtur me ekipin U-21 të Zvicrës. Mirëpo, me iniciativën e trajnerit aktual të Shqipërisë, 25-vjeçari mund ta realizojë më në fund ëndrrën e tij. De Biazi dhe Federata Shqiptare e Futbollit, gjatë këtyre ditëve do të tentojnë sërish ta bindin FIFA-n se Basha ka të drejtë të luajë me ekipin kuqezi. “Pas ndeshjes me Gjeorgjinë, trajneri i kombëtares së Shqipërisë më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që ta angazhoj sërish avokatin tim për t’iu drejtuar FIFAs”, ka deklaruar Basha për “Express”. “Unë kam biseduar me avokatin dhe brenda këtyre ditëve do t’i drejtohemi FIFA-s.
Gjithashtu FSHF është duke përgatitur një dokument që t’i dëshmojë institucionit më të lartë të futbollit botëror, se unë kam të drejtë të luaj me Shqipërinë”, ka theksuar ish-futbollisti i Atalantës. Migjen Basha ka treguar edhe një detaj tjetër nga biseda që ka pasur me trajnerin e përfaqësueses sonë: “De Biazi më tha se duhet t’i drejtohemi sa më parë FIFA-s, në mënyrë që të jem i gatshëm për ndeshjen Eliminatore për Kampionatin Botëror, atë kundër Norvegjisë, që zhvillohet më 22 mars në Olso”. Nëse Basha i bashkohet Shqipërisë, atëherë numri i kosovarëve në Kombëtare do të rritet në dhjetë. Aktualisht, në ekipin tonë përfaqësues janë duke dhënë kontributin e tyre: Samir Ujkani, Etrit Berisha, Mërgim Mavraj, Armend Dallku, Debatik Curri, Lorik Cana, Alban Meha, Burim Kukeli e Ahmed Jaznuzi.
Nuk e kam mohuar kurrë origjinën time
Një nga futbollistët që ka shkëlqyer deri në këtë pjesë të kampionatit të Serisë A është Panajotis (Gjergji) Kone. Mesfushori me tipare sulmuese ka shënuar 5 gola në kampionat, të fundit dje kundër Sienës dhe 1 në Kupën e Italisë. Por edhe pse i lindur në Tiranë, ai vendosi të zgjedhë Greqinë që të përfaqësohet në arenën ndërkombëtare, ndonëse origjinën e tij kurrë nuk e ka mohuar. Madje, siç thekson vetë Kone, ajo e bënte të fortë në fillimet e tij në Greqi. “Futbolli nisi të më pëlqejë duke ndjekur tim vëlla Sotiris. Origjinën time nuk e kam mohuar kurrë, por edhe në Greqi kurrsesi nuk më kanë diskriminuar. Përkundrazi, sa herë që më pyesnin, u përgjigjesha bindshëm: “Jam Kone shqiptari”. Madje, të qenit shqiptar më bënte shumë të fortë në vetvete. Karrierën e kam nisur te Lensi, ku firmosa edhe kontratën e parë si profesionist, ndërsa 70% të pagës sime ia dërgoja prindërve, pasi ata nuk ishin në gjendje të mirë financiare.
Alban Meha shkëlqen edhe në kampionat
Andi Tanku
Alban Meha ka qenë protagonist në fitoren e Paderbornit në transfertë kundër Ingolstadit. Mesfushori kuqezi ka arritur të shënojë golin e tretë për të tijtë në minutën e 87-të, kur rezultati ishte 2-1 për miqtë. Pas një nisje të keqe të pjesës së dytë të sezonit, ku Paderborni u mposht në shtëpi ndaj Braunshvaigut, klubi ku aktivizohet fantazisti i Kombëtares sonë ka arritur të reflektojë në sfidën e djeshme duke gjetur rrugën e suksesit dhe të marrë tri pikë e radhës. Meha shkon në kuotën e tre golave në kampionat, ndërsa kjo paraqitje e tij nuk është e paparashikuar. Gjatë fazës përgatitore, mesfushori kuqezi realizoi katër gola me Paderbornin, në miqësoret që këta të fundit kishin programuar në përgatitjet dimërore. Meha është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit që militon në Bundesligën 2, ndërsa kujtojmë se në muajin dhjetor të vitit të kaluar ai u la për disa ndeshje në stol nga ana e trajnerit të tij. Kjo për shkak të formës së tij aspak të mirë që po kalonte, e kushtëzuar nga një dëmtim që ai pësoi në gjurin e djathtë. Por, me nisjen e këtij viti të ri kalendarik, Alban Meha tregoi se mund të ishte deçiziv për formacionin e Paderbornin, ndërsa golat e tij i dhanë një goditje të fortë të gjithë zërave që e kritikonin atë. 24-vjeçari nuk ishte i gatshëm në ndeshjen miqësore që Kombëtarja jonë zhvilloi më 6 shkurt kundër Gjeorgjisë, një mungesë e cila u ndje edhe në organizimin e lojës nga ana e kuqezinjve. Duke ditur rolin që ai ka në ekipin e drejtuar nga trajneri De Biazi, Meha pritet që të jetë edhe një nga lojtarët që do të marrë shumë detyra përsipër në ndeshjen kualifikuese ndaj Norvegjisë, kjo duke parë edhe formën e mirë që mesfushori po kalon gjatë kësaj periudhe.
Bogdani
Erjon Bogdani e ka nisur si zëvendësues sfidën e djeshme midis Sienës dhe Bolonjës. Sulmuesi shqiptar është inkuadruar në fushën e lojës në minutën e 88-të, kur rezultati ishte 1-1. Erjon Bogdani nuk i ka shpëtuar as ndëshkimit me karton të verdhë, ku në minutën e 92-të, ai është penalizuar nga gjyqtari kryesor për një faull taktik ndaj kundërshtarit të tij.
Lila dhe Vila
Andi Lila dhe Emiljano Vila nuk kanë qenë titullar për Pas Janinën në ndeshjen e djeshme kundër Panionios. Mbrojtësi dhe mesfushori i Kombëtares sonë kanë hyrë në fushën e lojës, përkatësisht në minutën e 51-të dhe 85-të, ndërsa rezultati ishte vulosur që në pjesën e parë në favor të Pas Janinës, e cila fitoi në transfertë 1-0.
Brahimi
Futbollisti shqiptar Mërgim Brahimi, i cili u largua ditë më parë nga U-21 e Shqipërisë për t’iu bashkuar moshës së njëjtë të kombëtares së Zvicrës, për çfarë vazhdon të konsiderohet tradhtar ndër shqiptarët, është shfaqur vendimtar për ekipin e tij. Brahimi shënoi golin e vetëm për Grasshoperin në minutën 79- të. “Tradhtari”, pak minuta më herët u angazhua në lojë, duke zëvendësuar bashkëkombësin e tij, Amir Abrashi. Grasshoper është lideri i kampionatit zviceran me 40 pikë pas 19 ndeshjeve.