e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ja e verteta perse Basha nuk luan me Shqiperine

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ja e verteta perse Basha nuk luan me Shqiperine
Historia e Migjen Bashës me Kombëtaren shqiptare është sa e gjatë dhe e koklavitur. Edhe pse dy ditë më parë është ngjallur një shpresë se kosovari mund të luajë me kuqezinjtë, asnjë nuk e di me saktësi përse ai edhe sot e kësaj dite nuk ka luajtur. Më saktë në FSHF e dinë shumë mirë që bëhet fjalë për një çertifikatë lindje që lojtari duhet të ketë dhe ajo të jetë e lëshuar në Shqipëri përpara datës që ka luajtur me ekipin zviceran.

Është kjo “Thembra e Akilit” që bllokon lojtarin shqiptar të luajë me kuqezinjtë. Por edhe pse ka një pengesë të tillë gjërat duket se janë më të thjeshta seç duken. Burime në FSHF bëjnë me dije se çështja e Bashës është pothuajse e zgjidhur. Vetëm një formalitet i vogël mund të bëjë që lojtari të luajë me Shqipërisë. Thënë troç Ministria e Brendshme, në kohën kur drejtohej nga presidenti aktual i vendit Bujar Nishani kishte garantuar se kosovari do të pajisej me çertifikatën që do t’i hapte dyert e Kombëtares.

Por zoti Nishani është larguar dhe në krye të ministrisë ka ardhur Flamur Noka. Administratatij ka hezituar për shumë kohë që ta pajisë me pasaportë dhe në këto kushte çështja e Bashës është shumuar sërish. Gjithsesi jo përfundimisht. Duket se gjërat janë rregulluar dhe ministria do ta lëshojë këtë çertifikatë që kështu i hap rrugë futbollistit më të ri kuqezi. Migjen Basha me të gjitha gjasat, nëse gjërat shkojnë normalisht do të jetë pjesë e kuqezinjve në ndeshjen me Norvegjinë.

Xhani De Biazi ka shumë nevojë për të në mesfushë. Marrëveshja me FIFA-n dhe federatën zvicerane Një tjetër detaj shumë i rëndësishëm që është zbuluar këto ditë është fakti se për çështjen e Migjen Bashës, FSHF ka bërë të pamundurën. Është marrë pëlqimi i federatës zvicerane. Po kështu edhe FIFA ka rënë parimisht dakord për këtë çështje. Gjërat që vinë më vonë janë veçse burokraci. Basha është tashmë pjesë e kuqezinjve, ndoshta për shkak edhe të shkëmbimit mes federatave të tij dhe Mërgim Brahimit. Shpresa e Migjen Bashës Migjen Bashës i është ringjallur shpresa që ta veshë fanellën e Kombëtares shqiptare. Pas dy vjet pritjeje, mesfushori kosovar ka gjasa të mëdha që brenda pak javësh të bëhet pjesë e ekipit kuqezi.

Që nga koha e ish-trajnerit kroat Josip Kuze, mesfushori i Torinos ishte i gatshëm t’i bashkohej Shqipërisë, mirëpo FIFA ishte ajo që nuk e lejoi therandasin ta bëjë një gjë të tillë, pasi më herët kishte luajtur me ekipin U-21 të Zvicrës.Mirëpo, me iniciativën e Xhani de Biazit, Migjen Basha mund ta realizojë ëndrrën. Trajneri italian dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) gjatë këtyre ditëve do të tentojnë sërish ta bindin FIFA-n se 25-vjeçari ka të drejtë të luajë me ekipin kuqezi. “Pas ndeshjes me Gjeorgjinë, trajneri Xhani de Biazi më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që ta angazhoj sërish avokatin tim që t’i drejtohet FIFA- s për rastin tim”, ka deklaruar Basha. -

“Unë kam biseduar me avokatin dhe brenda këtyre ditëve do t’i drejtohemi FIFA-s. Gjithashtu FSHF është duke e përgatitur një dokument që t’i dëshmojë FIFA-s se kam të drejtë të luaj me Shqipërinë”, ka theksuar ish lojtari i Atalantas. Mesfushori me prejardhje nga Theranda ka treguar edhe një detaj tjetër nga biseda që ka pasur me italianin. “De Biazi më tha që sa më shpejt t’i drejtohemi FIFA-s që të jem i gatshëm për ndeshjen eliminatore për Kampionatin botëror kundër Norvegjisë, që zhvillohet në mars”, theksoi Basha i cili me sukses po luan në Serie A.