e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kontrasti Madrid - Manchester: Ferguson i lumtur, Mou i rrenuar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kontrasti Madrid - Manchester: Ferguson i lumtur, Mou i rrenuar
Sir Alex Ferguson mund ta ketë mposhtur vetëm tre herë Jose Mourinhon gjatë karrierës së tij, por duket qartë se ai ka më shumë besim se portugezi për të kaluar në fazën tjetër të Champions League. Të dyja skuadrat janë stërvitur mëngjesin e sotëm në qendrat stërvitore respektove, por tekniku i Manchester United dukej mjaft i lumtur dhe bënte shaka me lojtarët e tij sot në mëngjes.

Në kontrast me atmosferën në Manchester, kampi madrilen u duk shumë më tepër serioz në stëvtijen e sotme, teksa Mourinho u shfaq mjaft i shqetësuar për sfidën e nesërme në “Santiago Bernabeu”.

Ndoshta në humorin e tij të rrënuar ndikojnë edhe polemikat e fundit lidhur me marrëdhëniet që ai ka me lojtarët e tij. Kohët e fundit është raportuar se lojtarët janë ndarë në kampe brenda klubit madrilen dhe se njëri grup lojtarësh kërkon largimin e teknikut portugez.  Gjithsesi, këto spekulime janë mohuar nga madrilenët dhe vetë Mourinho, i cili ka thënë se është tërësisht i fokusuar në punën e tij për të fituar Champions League-n me Realin këtë sezon.