Meta i thotë Osmanit: O qelbësirë!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Edhe pse ishin bërë gati të largoheshin nga ambientet e "Qemal Stafa"-s, lojtarët dhe stafi i Skënderbeut u detyruan që të qëndronin për rreth 30 minuta në korridorin e stadiumit, për shkak se autobusi i ekipit të tyre nuk po vinte.
Policia donte që më parë që pastronte zonën përpara impiantit që të mos kishte asnjë rrezik për lojtarët. Gjatë momentit që futbollistët po qëndronin në korridor, kanë dalë edhe gjyqtarët nga dhomat e zhveshjes së tyre dhe aty ka pasur një dialog shumë interesant mes arbitrit Kridens Meta dhe mbrojtësit të Skënderbeut, Tefik Osmani.
"O qelbësirë, po pret radhën që të ikësh?!", i ka thënë Meta lojtarit në formë batute, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur: "Po çfarë të bëjmë, mbetëm këtu...". Një tjetër zë nga grupi i lojtarëve është dëgjuar teksa i thotë arbitrit: "Prit kur të vish në Korçë". Por, vlen të theksohet se gjithçka ka ndodhur në kuadrin e batutave.