Messi ende nuk ka thyer rekordin e Zicos
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Klubi brazilian i Flamengos beson se ka të dhëna të mjaftueshme për të provuar se Lionel Messi nuk e ka thyer rekordin e shënimit të më shumë golave në një vit kalendarik. Flamengo pretendon se ish-futbollisti i tyre, Zico, ka shënuar 89 gola në vitin 1979.
Messi, festoi thyerjen e rekordit të mbajtur nga Gerd Muller, por tani ka më shumë se një pretendim që ky rekord nuk i përket atij por dikujt tjetër. Edhe Zambia, pretendon se lojtari i tyre Godfrey Chitalu ka shënuar 107 gola në vitin 1972.
Por ekipi brazilina thotë se ka dhe fakte pasi arkiva tregon se Ziko ka shënuar 81 herë në Serie A, shtatë herë për kombëtaren dhe një gol për 11 më të mirë në botë.
Edhe pse Messi shënoi edhe dy gola të tjerë në ndeshjen për Kupën e Mbretit ndaj Cordoba, ai mbetet me 88 gola, një gol pas Zico. “Jemi të zemëruar, Messi nuk e ka thyer rekordin e tij (Zico)”, thotë Bruno Lucena, nga departamenti për Studime dhe Arkiv për ekipin e Flamengos. “Nëse ai do të kishte luajtur gjatë gjithë sezonit (u dëmtua për disa muaj) ai me siguri që do të kishte arritur të shënonte më shumë se 100 gola”.
Arthur Antunes Coimbra i njohur më mirë si Zico, është quajtur ndryshe edhe “Peleja i Bardhë”. Ai është konsideruar si një nga finalizuesit më të aftë në botë dhe një nga pasuesit më të mirë në fillim të viteve 1980. Në vitin 2004, Zico u cilësuar si një nga 125 futbollistët më të mirë që jetojnë ende ndërsa në vitin 1981 dhe 1983 u zgjodh Lojtari i Vitit. Në tre Kupa Botë që mori pjesë ai (1978,1983 dhe 1986) Brazili vetëm njërin nga këto nuk arriti të fitonte. Në 72 ndeshje për kombëtaren ai realizoi 52 gola.