Kombetarja e Kosoves mund te luaje ndeshje miqesore
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Komiteti Ekzekutiv i Organizatës botërore të futbollit FIFA vendosi sot që kombëtarja e Kosovës si dhe klubeve kosovare, t’iu lejohet të luajnë ndeshje miqësore me kombëtaret dhe klubet përkatëse të anëtareve të FIFA-s.
Në komunikatën e FIFA-s nga mbledhja e mbajtur sot në Tokio përkujtohet se më 21 maj të këtij vitit është marrë vendimi me të cilin anëtareve të FIFA-s iu mundësohet të luajnë ndeshje miqësore me ekipet e Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila nuk është ende anëtare e FIFA-s.
Vendimi ishte shtyrë deri sot për shkak të ankesës që kishte bërë Federata serbe e futbollit.