e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Spastrim masiv tek Reali, vijne Falcao dhe Neymar...?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Spastrim masiv tek Reali, vijne Falcao dhe Neymar...?
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është duke shqyrtuar një spastrim masiv të skuadrës për verën e ardhshme, me shtatë lojtarë që pritet të largohen nga klubi. Marca shkruan se Perez është tejet i zemëruar në ekipin e tij, për shak të formës së dobët që po kalojnë mbretërit, ndërsa tani është i vendosur që të bëjë edhe transferta sensacionale për të cilat ai dhe njihet nga e kaluara. Lojtarët që pritet të largohen pritet të jenë emra të mëdhenj që kanë zhgënjyer presidentin dhe nuk kanë treguar formë të lartë, apo ishin të padisiplinuar. Plani i Florentinos është që me një pjesë të parave të fituara nga shitja e lojtarëve gjatë verës të transferohen dy supersulmuesit, Radamel Falcao dhe Neymar, që së bashku kushtojnë 170 milionë euro.