Messi deri ne 2018-ten tek Barça, tashme kushton 250 mln euro
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lionel Messi ka firmosur një tjetër kontratë me Barcelonën, e cila e mba atë në skuadër deri në vitin 2018. Sulmuesi argjentinas, i cili iu bashkua katalanasve në vitin 2000, kishte një kontratë aktuale që skadonte në vitin 2016, e cila u firmos në muajin dhjetor të vitit të shkuar. Ylli i “Camp Nou” përfiton rreth 11 milionë euro në vit dhe tashmë ka një klauzolë lirimi nga skuadra prej 250 milionë eurosh.
Messi është bërë lojtari i tretë i Barcelonës që rinovon kontratën pas Carles Puyol dhe Xavi-t. Argjentinasi ka udhëhequr skuadrën e tij tre herë në fitimin e trofeut të Champions League dhe në pesë tituj të fituar të La Ligës spanjolle. Messi ka fituar deri më tani katër trofe të “Topit të Artë” radhazi, duke mposhtur rivalin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldon.