e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Valdet Rama: Fola me De Biazin, dua fanellen kuqezi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Valdet Rama: Fola me De Biazin, dua fanellen kuqezi
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Xhani de Biazi, vazhdon të mendojë për afrimin e emrave të rinj në skuadër. Për këtë arsye ai është vënë në ndjekje të sulmuesit Valdet Rama, kosovarit që javën e kaluar iu bashkua Real Vajadolidit në La Ligan spanjolle. Shefi i zyrës së talenteve pranë FSHF-së, Redi Jupi, kontaktoi me futbollistin për t’i ofruar grumbullimin në përfaqësuese.

Dhe dje vetë Rama ka konfirmuar një gjë të tillë. Sulmuesi kosovar ka deklaruar gjithashtu se dëshiron të luajë me Shqipërinë, duke konfirmuar telefonatën e marrë nga trajneri De Biazi. Ai nuk e di se kur do të vishet me fanellën ‘kuqezi’, mirëpo gjithçka pritet të vendoset pasi të pajiset me pasaportën shqiptare. Rama ka folur edhe për skuadrën e tij të re, Real Vajadolidi, duke shprehur kënaqësinë që do të luajë me këtë klub”.