e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ronaldo: 'Mosmarreveshjet me Mou-n jane zgjidhur'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ronaldo: 'Mosmarreveshjet me Mou-n jane zgjidhur'
Ylli portugez i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, ka pranuar se ka patur mosmarrëveshje me trajnerin Jose Mourinho, por që tashmë gjithçka është zgjidhur.

“Është një çështje shumë personale, por tashmë është zgjidhur dhe gjithçka është në rregull. Çfarë ndodh në dhomat e zhveshjeve, mbetet po aty”, ka deklaruar 28-vjeçari për gazetën spanjolle “AS”. Për sa i përket të ardhmes së teknikut portugez, numri shtatë i “Los Blancos” tha se nuk e di se deri kur do të qëndrojë Mourinho në “Santiago Bernabeu”.

“Nuk e di me saktësi, por mendoj se ai do të qëndrojë tek ne deri në fund të këtij sezoni. Ne kemi ende sfida për të fituar dhe ai dëshiron që t’i kalojë me sukses”, shtoi Ronaldo.