Mesi apo Ronaldo më i mirë? Tifozi i portugezit i merr jetën shokut
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cili është futbollisti më i mirë, Ronaldo apo Mesi? Kjo pyetje i ka kushtuar jetën një 34-vjeçari nigerian, i vrarë nga një bashkatdhetar i tij. Ngjarja ka ndodhur të dielën, ndërsa dy personat që u përfshinë në konflit ishin rezident në Mubai.
Sipas mediave ndërkombëtare, viktima është identifikuar si Obinna Michael Durumuchukwu, tifoz i Lionel Mesit te Barcelona, ndërsa autori është identifikuar si 22-vjeçari Chukwuma Nwabu, tifoz me Kristiano Ronaldon te Reali i Madridit.
Pas festës së ditëlindjes, ata u zunë se cili prej dy futbollistëve ishte më i miri në botë. Pas një zënke mes tyre, Michael u godit nga xhamat e gotës që duke u përplasur në mur, prekën fytin e tij, duke i shkaktuar hemorragji.
Pas kësaj ngjarjeje fqinjët lajmëruan policinë. "Arrestuam të dyshurain për vrasje dhe tani po vijojnë hetimet",-ka thënë zëdhënësi i Policisë për "Hindustan Times".