San Antonio, mur në shtëpi për rivalët
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një rikthim i bujshëm i Manu Xhinobilit. Argjentinasi zbret në parket pas 12 ndeshjeve mungesë dhe udhëheq San Antonion te suksesi i lehtë vendës 104- 94 kundër Sakramento Kings. 
Xhinobili realizoi 22 pikë (maksimumi i tij sezonal) në vetëm 15 minuta lojë. Ky ishte suksesi i 30-të në po kaq ndeshje të zhvilluara në "AT&T Center".
Të zotët e shtëpisë kishin luksin të linin në stol Dankan, Grin dhe Oldrixh për shkak të një problemi shëndetësor me migrenën. Mbrojtja e skuadrës mike, më negativja e NBA-së, nuk reagoi fare.
Ndërkohë i vlefshëm ka qenë edhe kontributi i Leonard me 25 pikë të realizuara e 13 topa në tabelë. Teksanët konfirmohen në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit dhe hipotekojnë suksesin e tetë radhazi, i 53-ti sezonal.
Spërs rikonfirmojnë paprekshmërinë e tyre në shtëpi, seria e katërt më i mirë e sukseseve vendëse në historinë e NBA-së. Më i miri i Kings ishte Kazëns, i cili realizoi 31 pikë e 9 topa në tabelë. Në Konferencën e Lindjes, me interes u prit përballja mes vendit të parë dhe të tretë. Një fitore e lehtë për Klivlend Kavaliers (e 44-ta sezonale) kundër Boston Sëlltiks me rezultatin e përgjithshëm 120-103.
Dhe ai që merr sërish "për dore" Kavaliers është i zakonshmi LeBron Xhejms me 28 pikë të shënuara, 11 topa në tabelë dhe 8 asiste. Me pikët e djeshme kalon në renditjen e NBA-së Tim Dankan (26366 pikë), njëherësh arrin kuotën dyshifrore në ndeshjen e 700- të radhazi me prolog prej 6 janar 2007-ës. Më i mirë se ai është vetëm Majkëll Xhordan (866) dhe Karem Abdul-Xhabar (787). Tegu (22 pikë) dhe Milsep (20 pikë dhe 18 topa në tabelë) janë protagonistët e suksesit të Atlantas në fushën e Los Anxhelos Klipers, e mbyllur në shifrat 107-97.
REZULTATET
Klivlend-Boston 120-103
Nju Orlins-Jutah 94-106
Nju Jork Niks-Detroit 102-89
Uashington-Indiana 99-100
Minesota-Bruklin Nets 132-118
Çikago Bulls-Hjuston 108-100
San Antonio-Sakramento 104-94
Klipers-Atlanta 97-107