e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tërbimi i Devollit nga stoli, ja si i përjeton aksionet e skuadrës (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tërbimi i Devollit nga stoli, ja si i përjeton aksionet e skuadrës (VIDEO)

Trajneri i Kamzës Bledar Devolli duket i papërmbajtshëm në fushë kur luan ekipi i tij. Edhe pse Kamza fitoi 2-3 në transfertë ndaj Ilirisë, Devolli shihet mjaft aktiv në pankinë tek sa ndjek aksionet, apo udhëzon lojtarët e tij.

Në pamjet filmike ai shfaqet duke u futur në fushë për disa çaste, por kur e kupton që nuk është terreni i tij, tërhiqet.

]_

Aktualisht, Kamza luan në Kategorinë e Parë dhe ndodhet në mesin e tabelës (vendi i 6 në renditje me 20 pikë). Ndeshja e kaluar mes Ilirisë dhe Kamzës ofroi shumë gola dhe përmbysje rezultatesh.