e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mesi: Nuk ndikova ne zgjedhjen e Martinos si trajner i Barces

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesi: Nuk ndikova ne zgjedhjen e Martinos si trajner i Barces

Argjentinasi Lionel Mesi ka deklaruar se nuk ka ndikuar për emërimin e Xherardo Martinos si trajner i Barcelonës. Spekulimet kanë ardhur pas faktit se Martino ka qenë trajner i ekipit të vendilindjes së tij në Rosario.

“Unë nuk kam të bëj me nënshkrimin e Martinos dhe nuk kam asgjë për të sqaruar. Është presidenti Sandro Rosell ai që vendos për këto gjëra. Unë u kam thënë se është një trajner i madh, por nuk mendoj se duhet t’i sqarohem dikujt.

Unë nuk e njoh atë personalisht, nuk e kam parë as atë dhe as Luis Enriken, i cili po ashtu ishte i lidhur me Barcën. Ai duket trajner i madh, pasi këtë e ka treguar me Neëells Old Boys dhe Paraguain. Shpresoj se ai do të bëjë mirë edhe me Barcelonën”, ka deklaruar Mesi./b.l