Januzaj: Nuk dua tE largohem nga Junaited
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Adnan Januzaj është një prej të rinjve më premtues të Mançester Junaited dhe për këtë arsye, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes. Mesfushori kosovar me pasaportë belge, që shkëlqeu në turneun e fundit të Junaited, ka thënë se mund të luajë në çfarëdo pozicioni për ekipin e tij.
“Unë do të përpiqem të luaj në çdo pozicion dhe do të përpiqem të jap më të mirën për ekipin. Vendi ku më pëlqen të luaj është në mesfushë, ose brenda krahëve por, siç thash, futem në fushë për të punuar fuqishëm dhe kjo është çfarë mundohem të bëj.
Mund po ashtu të luaj si numër 10, prapa sulmuesve, ose si numër 8. Ose mund të luaj në krah, po ashtu. Vitin e kaluar, kam luajtur sulmues për rezervat, ndaj mund ta ndihmoj ekipin në secilin pozicion dhe të mundohem të jap më të mirën”, ka thënë Januzaj për Manutd.com.
“Synimi im këtë stinor është të mundohem të luaj disa ndeshje për skuadrën e parë. Nuk kam folur ende me trajnerin, por do të preferoja të qëndroja dhe jo të huazohesha diku. Të gjithë duan të luajnë te Junaited”, ka thënë Januzaj,/b.l