Abrashi: Zgjodha Shqiperine, por ndihem zviceran
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori kosovar, Amir Abrashi thotë se ndjehet zviceran, por ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë pasi në Zvicër konkurrenca është tepër e madhe. "Unë kam Zvicrën në zemër dhe do të luaja me shumë dëshirë për të, pasi ndjehem si zviceran. Kështu ka qenë dhe do të jetë. Por duhet të bëja këtë hap, të zgjidhja Shqipërinë.
Abrashi 23-vjeçar është pjesë e skuadrës së elitës zvicerane Grasshopper. "Kam kontakte të rregullta me përfaqësuesen e Shqipërisë. Me trajnerin Gianni de Biasi komunikoj mjaf. Ai më pyet se si jam, a jam me formë, nëse kam lëndime e gjëra si këto. Unë e zotëroj gjuhën shqipe. Jo si gjermanishten, por e njoh disi", ka thënë Abrashi. Ndeshjen e 11 tetorit kundër Zvicrës në eliminatore ai e vlerëson si shumë të veçantë për të, ndërsa thotë se Shqipëria ka gjasa që të arrijë në Botërorin "Brazil 2014".
"Unë e kam parë përfaqësuesen time të re dhe jam befasuar, është një skuadër mjaft e mirë. Edhe trajneri De Biasi më ka lënë përshtypje të mira. Kanë mbetur edhe katër ndeshje në eliminatore dhe Zvicra nuk do të lëshojë vendin e parë. Por, ne duam t’ia dalim. Do të ishte fenomenale sikur edhe Zvicra edhe Shqipëria të kualifikoheshin", ka thënë Abrashi.