Mesi: Boterorin, per te lumturuar kombin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lionel Messi nuk ndjen se do t’i duhet per te fituar nje Kupe te Botes ne menyre qe te mbahet mend si lojtari me i madh i te gjitha koherave. Ka nga ata që besojnë se Mesi duhet të fitojë një Kupë të Botës për të çimentuar statusin e tij legjendar, por sulmuesi i Barcelonës nuk e sheh në këtë mënyrë.
“Unë mendoj se ka shumë lojtarë që mund të konsiderohen më të mirët ndonjëherë pa fituar një Kupë Bote, – tha 26-vjeçari për “Ole”. – Por, është e qartë se duke fituar një Kupë të Botës shikohesh me një sy më pozitiv. Triumfi në Botëror do të ishte dicka shumë e veçantë. Unë shpresoj se do të fitojmë në Rio (vendi ku do të luhet finalja e “Brazili 2014”), duke e shijuar deri sekondën e fundit eksperiencën atje. Shpresojmë shumë se mund të arrijnë deri në ndeshjen përfundimtare.”
Është spekuluar se fokusi i Mesit është prekur këtë sezon për shkak të perspektivës së përfaqësimit të vendit të tij në skenën madhështore të lojës së futbollit këtë verë, ndërsa vetë ai thotë se është i vendosur t’i bëjë të lumtur bashkatdhetarët, duke fituar Kupën e Botës në tokën braziliane. “E vërteta është që nuk kam menduar orë e cast për këtë gjë, – këmbënguli nr.10 i Argjentinës. – Natyrisht, nuk mund të rri pa imagjinuar një triumf të mundshëm atje, por e di se Brazili aty është, nuk do të ikë. Shpresoj të shfaqemi të plotë me Argjentinën. Ekziston dëshira për të realizuar ëndrrat e njerëzve tanë, që presin fitimin e Kupës së Botës këtë verë.”