Mesfushori shijon triumfin: Mendojmë më vonë për Bylisin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ashtu si pjesa tjetër e ekipit, Idriz Batha ka vrapuar shumë gjatë takimit të djeshëm ndaj Tiranës. "Në këto ndeshje realisht nuk e kupton se sa ke vrapuar në fushë.
Derbi është një ndeshje e veçantë dhe nuk ka nevojë për karikim", ka thënë lojtari, i cili përgjigjet edhe për faktin pse Partizani nuk arriti që të shënonte më shumë.
"Ne nuk mëshirojmë as Tiranën dhe asnjë ekip tjetër, por e kemi menaxhuar lojën dhe kemi qarkulluar topin në mënyrë që të ruanim rezultatin", vazhdoi lojtari, i cili nuk dëshiron që të mendojë për takimin e radhës ndaj Bylisit.
"Të them të drejtën, dua që të shijojmë më parë këtë fitore të sotme (dje) dhe më pas të mendojmë për ndeshjet e tjera që kemi përpara", ka mbyllur Batha.