e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Demi: Me mua Tirana ska shanse, derbi dedikim për Panon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Demi: Me mua Tirana ska shanse, derbi dedikim për Panon

Fitorja e Partizanit në derbin e fundit është pa dyshim meritë e presidentit Gaz Demi, i cili disa ditë para takimit theu akullin duke larguar çdo iluzion rreth ndryshimeve të mëtejshme në pankinë.Halili-dhe-Demi Me Agostinelin të konfirmuar, të kuqtë morën suksesin e radhës, që për Demin, sa të jetë ai president, Tirana nuk fiton. "Kur fitohen, derbet shijojnë njësoj, kështu që edhe ky sukses i fundit ka vlerën e atyre të mëparshëm. Fitoret në derbi mbeten gjithnjë të bukura dhe të paharruara.

Pathyeshmëria? E kemi lënë që vjet, se sa të jem unë president i Partizanit, Tirana nuk fiton derbi. Nuk është se e them vetëm unë, por ky është tregues i rezultateve të arritura", u shpreh fillimisht për "Panorama Sport" presidenti i të kuqve. Dedikimi- Suksesi në derbi vjen 3 ditë para 77-vjetorit të lindjes së legjendës së futbollit shqiptar dhe të Partizanit, Panajot Pano.

"Fitorja në radhë të parë na gëzoi të gjithëve, fitore e cila vjen edhe në prag të 77-vjetorit të ditëlindjes së legjendës së Partizanit, Panajot Pano. Prandaj, kjo fitore në derbi është edhe një dedikim për "mbretin" e futbollit shqiptar. Titulli? Partizani nuk trembet asnjëherë dhe përpos rezultateve ne mbetemi në luftën për titullin. Ka kohë për të folur për titullin, pasi janë edhe 12 ndeshje për t'u luajtur", përfundoi presidenti Demi.