Katër derbe radhazi, ja si gjykoi Lorenc Jemini
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
I vendosur edhe me konsensusin e klubeve, gjyqtari kryesor i derbit ishte sërish Lorenc Jemini. Për arbitrin që mban stemën e FIFA-s, ky ishte derbi i katërt radhazi që gjykonte.
Dje Jemini arriti që të bëhej protagonist, por me vendime që i japin të drejtë. Pasi menaxhoi më së miri pjesën e parë, duke shmangur kartonët për ndërhyrje (pati edhe raste që mund të meritonin ndëshkim), në 45 minutat e dyta gjyqtari u tregua shumë i vendosur te rasti i Elis Bakajt në minutën e 54-t.
Mirëpo, nëse me këtë të fundit mori një vendim të drejtë, për shkak të ofendimit që iu bë, Jemini kurseu më pas kartonë për futbollistë të tjerë të bardhebluve. Bëhet fjalë për të njëjtin shkak, pasi pati gjithashtu fjalë fyese ndaj tij. Një rast për t'u përmendur ishte edhe ai i minutës së 62-të, kur Teqja goditi pa top Torasën në vijën anësore dhe Jemini u mjaftua vetëm me të verdhë për mbrojtësin.