e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mërgjyshi: Jemi në rrugën e duhur drejt Superiores

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mërgjyshi: Jemi në rrugën e duhur drejt Superiores

Trajneri Artan Mërgjyshi një ditë pas triumfit në Cërrik për "Panorama Sport" u shpreh optimist se Apolonia po ecën në rrugën e duhur drejt Superiores.
Teuta-Besa 0-1. Artan Mergjyshi ne kembe"E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Kjo për shkak se kundërshtari lufton për mbijetesë, por edhe se terreni ishte i vështirë. Edhe pse fituam me rezultatin e ngushtë 1-0, ne kishim një epërsi të lehtë ndaj kundërshtarit.

Administruam më së miri lojën, ishim më të qetë dhe sulmuam më shumë se ai duke krijuar disa raste shënimi dhe duke goditur dhe shtyllën e portës së kundërshtarit", u shpreh fillimisht Mërgjyshi. Fitorja ndaj Turbinës ishte e 7-ta radhazi.

"Skuadra luan pa presion. Lojtarët nuk presin dhurata dhe as ndeshje të lehta, por futen në fushë vetëm për fitore. Nuk kemi kohë për të festuar fitoren e radhës, pasi duke filluar nga nesër (sot) na duhet të mendojmë për transfertën e radhës me Dinamon".

I pyetur për kartonin e kuq të marrë me Turbinën, Mërgjyshi u përgjigj:

"Nuk merrem asnjëherë me gjyqtarët. Ishte një moment irritimi e nervozizmi, pasi pas një aksioni sulmues të skuadrës tonë topi kaloi mbi 50 cm vijën fatale të portës kundërshtare. Gjyqtari në vend që të akordonte gol, vazhdoi lojën".

Pëgatiti:Mikel Mbriçaj