e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Meha mban pezull Koniasporin, ja pse nuk po rinovon lojtari

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Meha mban pezull Koniasporin, ja pse nuk po rinovon lojtari

Alban Meha është duke kaluar një nga sezonet më të suksesshëm të karrierës së tij. Fakti që u largua nga Bundesliga 2 në ligën e parë turke e ka bërë shqiptarin që të rigjejë edhe një herë formën e tij më të mirë.konyasporda_alban_mehanin_sakatligindaki_son_durumVN Futbollisti i Kombëtares shqiptare, i cili nuk ka marrë më ftesë nga De Biazi në miqësoret e fundit, është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Koniasporit. Drejtuesit e ekipit turk kanë menduar që të sigurojnë shërbimet e shqiptarit edhe për disa sezone në vazhdim.

Oferta - Drejtuesit e Koniasporit, me në krye trajnerin, duan që të blindojnë "Snajperin" Meha edhe për disa sezone në vijim. Për këtë, shqiptarit i është ofruar një rinovim i kontratës me parametra më të mirë financiarë. Mesfushorit i është ofruar një kontratë për tri vitet e ardhshme.

Përgjigjja - Mirëpo, Alban Meha nuk ka nxituar që të firmosë një kontratë. Shqiptari ka klauzolë për të rinovuar edhe një vit që nga kontrata e tij fillestare me Koniasporin, mirëpo forma e mirë që ka treguar e ka bërë që ai të jetë nën vëzhgimin edhe të skuadrave të tjera.

Për këtë arsye Alban Meha e ka lënë ende pezull të ardhmen e tij në lidhje me Koniasporin, pavarësisht se gjasat janë që të vijojë qëndrimin në këtë ekip, përderisa ndihet i lumtur.Mesfushori ka marrë në muajin e merkatos së janarit oferta nga disa prej ekipeve turke, mirëpo preferoi që të qëndronte te Koniaspor deri në fund të sezonit.

Gjithashtu, skuadra e "Snajperit" kuqezi doli në deklaratë zyrtare se vlera e Mehës ishte jo më pak se 2 milionë euro, për cilindo ekip që do të shfaqte interesim për shërbimet e tij. Meha ka realizuar pesë herë për skuadrën turke dhe gjithashtu është bërë protagonist në disa gola të shënuar nga Koniaspori, me anë të asisteve për shokët e ekipit