e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shfryn Uillian: E kam ndërgjegjen të pastër

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shfryn Uillian: E kam ndërgjegjen të pastër

Aleks Uillian "shfryn" në rrjetet sociale. Teksa ishte rrugës për në Brazil, ai ka postuar një mesazh ku rrëfen gjendjen e tij shpirtërore pas "divorcit" me Tiranën. Ndihet i lumtur që është larguar nga Shqipëria dhe s'ka asnjë peng.almeida në të majtë Për të mos thënë që pas ikjes nga 24 herë kampionët e vendit, ai ka gjetur paqen duke dëshmuar se kjo përvojë mbetet për t'u harruar. "Paqja e brendshme duhet të jetë kjo, të kesh një zemër dhe ndërgjegje të pastër.

Dhe e imja është", shkruante braziliani 27-vjeçar, i cili iku pas 84 ditësh nga kryeqyteti, pa lënë kurrfarë gjurme. I menjëhershëm ka qenë reagimi edhe i dy patriotëve të tij që luajnë në Superiore, i Danilo Alveshit të Flamurtarit dhe Eskuerdinjës së Skënderbeut, të cilët i ngushëllojnë dhe i uroj suksese në vazhdim.

Uillian nuk luajti asnjë minutë me fanellën e bardhebluve, madje të vetmen herë që zbriti në fushë në një ndeshje zyrtare, ishte me Tirana B-në, ekip që militon në Kategorinë e Dytë. Largimi numër 6 i kryeqytetasve që prej nisjes së këtij sezoni prishi kontratën me vendim të klubit.

Ai kishte një klauzolë në marrëveshje që mund të sillte "divorc" të parakohshëm për paraqitje të dobë- ta. Nisur nga kjo Uillian nuk hezitoi që të pranonte këtë verdikt, që në fakt e priste prej kohësh, duke ditur faktin që nuk luajti kurrë me Tiranën.

Por ai "kërcënoi" se çështjen mund ta dërgojë në FIFA, pasi pretendon dy pagat e fundit. Klubi i detyrohen 14 mijë euro, duke ditur që ai paguhej 7 mijë euro në muaj. Braziliani paralajmëroi se do të ngrejë padi në instancat ndërkombëtare, në rast se nuk likuidohet deri në fund të prillit.