Mediat kosovare kunder Lorik Canes: Po shet patriotizem kunder Kosoves
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, prej kohësh përsërit faktin se ne jemi një komb dhe për këtë arsye duhet të kemi një kombëtare. Kjo, duke iu referuar debatit se me kë duhet të luajnë kosovarët e kombëtares shqiptare.
Këtë gjë Cana e ka përsëritur edhe sot, një ditë para ndeshjes së parë miqësore të Kosovës kundër Haitit, që për kosovarët është një ngjarje historike. Deklarata e Canës ka acaruar mediat kosovare. Express shkruan se Cana është duke shitur patriotizëm kundër Kosovës. Sipas kësaj gazete, Lorik Cana vazhdon të jetë kundër kombëtares së Kosovës. Ky debat është vetëm në fillimet e veta në fakt dhe pritet të bëhet më i nxehtë, pasi Kosova në një të ardhme jo shumë të largët mund të bëhet anëtare e FIFA-s.