e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mediat e transferojnë në Mynih, Dembele: Skam akord me Bajernin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mediat e transferojnë në Mynih, Dembele: Skam akord me Bajernin

Bajerni i Mynihut ka arritur akordin me supertalentin francez të Renes, Ousmane Dembele. 18- vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 10 gola në 19 ndeshje të kampionatit francez.dembele Mesfushori i krahut, i cili shihet si pasuesi i Frenk Riberisë, ka vendosur të jetë pjesë e Bajernit nga sezoni 2017-2018. Të paktën këtë prapaskenë kanë zbuluar mediat franceze.

Trajneri i Renes, Roland Kurbis, ka bërë humor duke i kërkuar Bajernit ta shkëmbejnë kokë me kokë me Levandovskin.

Por, teksa mediat franceze bëjnë fakt të kryer këtë transferim, për "goal.com" e ka përgënjeshtruar vetë lojtari. "Nuk e dija interesimin e Bajernit. Nga mediat e kam më- suar. Nuk ka asnjë akord me ta", përgjigjet Dembele.