e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mediat boterore pershendesin aktin sportiv te Januzajt

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mediat boterore pershendesin aktin sportiv te Januzajt

Adnan Januzaj tregon se është profesionist. Ai ka marr lëvdata të shumta nga mediat botërore, sidomos atyre gjermane pas veprimit që bëri në ndeshjen ndaj Paderbornit. Mesfushori shqiptar, u ndal në mënyrë të palejueshme nga lojtari i Paderbornit, por Januzaj refuzoi që të bie poshtë duke tentuar që të luftojë për topin, shkruan 101greatgoals.com.

Mediat gjermane dhe angleze, kanë përshëndetur veprimin e mesfushorit shqiptar i cili edhe përkundër se u ndal në mënyrë të palejueshme, vazhdoi të luftoi për topin, në ndeshjen që Dortmundi e fitoi 7:1 ndaj Paderbornit.