Xhaka: Jupi s'di gje, isha ne Champions kur zgjodha...
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas deklaratës së Redi Jupit se Lorik Cana dhe Taulant Xhaka kanë zgjedhur Shqipërinë në momentin që nuk kanë pasur alternativë tjetër për të luajtur, është vetë futbollisti i Bazelit që ka një reagim për këtë çështje.
Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori i skuadrës zvicerane ka sqaruar edhe një herë zgjedhjen e tij në kundërpërgjigje me akuzën e bërë nga kreu i pankinës së skuadrës kuqezi.
“Jupi nuk di asgjë sesi kam ardhur unë te Shqipëria. Nuk e kam pritur Zvicrën për asnjë moment. Megjithatë, dua vetëm të rikujtoj për këdo që nuk e di situatën time se në atë sezon që kam zgjedhur Shqipërinë, kam luajtur me Bazelin në Champions. Kam qenë në një formë mjaft të mirë”, ka deklaruar Xhaka.
Taulanti tregon edhe ndjesinë e të vëllait për kualifikimin e Shqipërisë. “Graniti është shumë i lumtur që Shqipëria do të jetë në Europian. Madje, ne tashmë do të jemi vëllezërit e parë që do të luajnë në një kompeticion të tillë (më parë kanë luajtur vëllezërit Boateng në Botëror)”, përfundon mesfushori i Bazelit dhe Kombëtares.