e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Me ne fund zbulohet spiuni i Mourinhos

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Me ne fund zbulohet spiuni i Mourinhos

Në kohën kur Jose Mourinho drejtonte Realin, një ndër polemikat e shumta të tij erdhi për faktin se dikush nga skuadra i nxirrte sekretet.

Prej kohësh është aluduar se kush ishte ky spiun sipas Mourinho-s, por asnjëherë nuk është zbuluar emri, deri tani.

Tani këtë gjë e bën ish-portieri i Real-it në atë kohë, Jerzy Dudek.

Polaku ka botuar një libër kujtimesh në Poloni dhe në faqet e librit bëhen të ditura detaje interesante mbi problemet që kishte Mourinho me një pjesë të skuadrës dhe sherrin që pati me Iker Casillas.

Dudek kujton edhe tërbimin e Mou-t kur në media dolën planet e tij për një ndeshje kundër Barçës: “Ai erdhi në dhomën e zhveshjes me të vërtetë i nxirë në fytyrë dhe na bëri namin, sepse shtypi kishte zbuluar që Pepe do të luante në mesfushë”, gjë që supozohej të ishte sekret brenda skuadrës.