Cana: Dilema? Te ike, apo te qendroje ne stol
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Të iki, apo të rrijë në stol. Duket se kjo është dilema e madhe e Lorik Canës për të ardhmen e tij. “Sigurisht, unë kam edhe një vit kontratë. Ligën e Kampionëve unë nuk e kam zbuluar, por e njoh mjaft mirë. Prandaj, për të ardhmen time do të shohim, do të diskutojmë me drejtuesit e klubit, dhe do të marrim një vendim të përbashkët. Kështu është shprehur Lorik Cana për “L’Eqipue”, një ditë pasi Lacio ai doli që të ishte pjesë e Champions League. Gjithsesi, shqiptari ka folur gjatë për të ardhmen e tij. Lacio siguroi një vend në Champions League, pas tetë vitesh mungesë dhe një kontribut për këtë kanë dhe shqiptarët, duke u nisur nga drejtori sportiv, Igli Tare, mbrojtësi Lorik Cana dhe portieri Etrit Berisha.
- Ishte me një fund një ditë e fundit pak e çmendur për Lazio-n...
Çmenduri, kjo është më e pakta që mund të thuash! Kjo i kalon të gjitha. Në fillim ishim shumë afër kualifikimit për në “play-off” të Champions League, pastaj shumë afër për të humbur vendin e tretë. Por, duke parë ecurinë tonë, unë mendoj se e merituam të përfundonim në podium dhe është që mirë kjo përfundoi kështu për ekipin.
- A kishit frikë se mund të humbnit gjithçka në këtë sezon në ndeshjen e fundit?
Kur ti ke një fund kampionati të komplikuar, në të cilin të luan gjithë sezonin, kjo nuk është e lehtë. E kishim humbur tashmë finalen e Kupës së Italisë përballë Juventusit (1-2, në kohën shtesë) si të gjitha ndeshjet e rëndësishme këtë sezon dhe imazhi i derbit përballë Roma-s, të hënën e fundit, apo në momentin kur mund të merrnim një barazim, e përfunduam gjithashtu me një humbje (1-2). Kur ti ke bërë 90 apo 95 për qind të punës, duhet të dish dhe ta ruash atë. Dhe më në fund, kjo u kthye në favorin tonë dhe është një kënaqësi e mrekullueshme për të gjithë ekipin.
- Ka pasur një skenë mjaft të çmendur ku e gjithë pankina pushtoi fushën pas golit të Onazit (3-2, min.85). Njëlloj se kur ndeshje të kishte përfunduar tashmë...
(Qesh) E dinim që kishte presion në Romë rreth rezultateve të ekipit. Kur ti punon gjithë vitin dhe që ti merr një kënaqësi, ishte një qetësim për të gjithë: për ata që luanin dhe për ata që nuk luanin. Ne ishim të gjithë pjesë e këtij rezultati dhe ishte me të vërtet një krenari e madhe duke e çuar Lacion në podium.
- Perspektiva e mundësisë për të luajtur në Champions League, a të jep dëshirën për të qëndruar?
Kjo është e sigurt, pasi kam dhe një vit kontratë. Unë nuk po e zbuloj Champions League, unë e njoh tashmë atë. Por, për të ardhmen time, do ta shohim mirë, do ta diskutoj me drejtuesit, do të marrim një vendim të gjithë bashkë dhe unë jam i sigurt se do të gjejmë zgjidhjen më të mirë.
Dyshimet
Ditët e fundit është folur për një mundësi transferimi të kapitenit të kombëtares shqiptare në Bundesligë, por pjesëmarrja e Lacios në Champions, mund të bëjë që Loriku të qëndrojë në Romë. Një fund sezoni i çmendur për Lacion dhe Lorik Canën. Edhe pse nuk luajti asnjë minutë në sfidën përmbyllëse të sezonit, që i siguroi pjesëmarrjen në Champions skuadrës kryeqytetit italian, mbrojtësi 32-vjeçar ka qenë një nga protagonistët e skuadrës së Piolit në këtë arritje shumë të rëndësishme.