Vajza e Blatter: Babai im, viktime e konspiracionit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Corinne Blatter, vajza e drejtuesit të FIFA-s, ka deklaruar se Sepp Blatter, është viktimë e një konspiracioni. “Askush nuk është pa faj, por nuk është babai im ai që ka marrë paratë”, tha Corinne për BBC. Komentet e saj vijnë në mesin e një skandali që ka prekur FIFA-n, me shtatë zyrtarë të lartë që janë arrestuar me akuzat e korrupsionit.
Sepp Blatter, i cili fitoi një tjetër mandat si president i FIFA-s ditën e premte, do të jetë në dispozicion të hetuesve.
“Nuk mund të them se janë amerikanët dhe britanikët ata që po konspirojnë, por jam e sigurt që ka njerëz që po punojnë kundër tij prapa kuintave. Gjërat që ndodhën kishin si qëllim uljen e besueshmërisë së tij, por unë ju siguroj që brenda 2-3 javësh gjithçka do të harrohet dhe ai do të vijojë punën normalisht”, tha vajza e Sepp Blatter.