Mbrojtja bunker, nuk pësojmë kurrë më shumë se 2 gola
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
45 minutat e para ndaj Austrisë po rikthenin fantazmat e së kaluarës për Shqipërinë dhe ishin paralajmërim për një goleadë të kundërshtarëve, por reagimi i kuqezinjve ishte i duhuri.
Në fakt, nuk është rastësi, sepse deri tani Kombëtarja e Xhani De Biazit nuk ka pësuar kurrë më shumë se dy gola. Një statistikë interesante që tregon se Shqipëria ka një mbrojtje "bunker", e cila ka qenë një nga pikat më të forta gjatë këtyre eliminatoreve.
Mbrojtja, një "bunker"- Ndaj Austrisë, reparti i mbrojtjes bëri dy gabime foshnjarake, të cilat sollën dy gola shumë të shpejtë dhe kushtë- zuan rrjedhën e ndeshjes. Diçka e tillë nuk ndodhte prej kohësh në ekipin kuqezi, por, pavarësisht dy golave të pësuar, statistikat janë ato që të ndalojnë të kritikosh këtë repart.
Me Xhani De Biazin në krye të Kombëtares shqiptare, mbrojtja ka qenë një nga repartet më solide dhe më të forta që u ka rezistuar ekipeve si Franca, Portugalia, Danimarka dhe shumë të tjerave.
Nëse më parë kishim frikë nga goleadat, tani ekipi kuqezi nuk mundet lehtësisht, por edhe nëse mundet nuk pëson shumë gola. 2 është maksimumi i golave që ka pësuar skuadra nën drejtimin e Xhani De Biazit. Që në ndeshjen e parë me Gjeorgjinë, Shqipëria humbi 1-2.
Në eliminatoret e Botërorit, miqësoret dhe eliminatoret e Europianit, kuqezinjtë nuk e kanë nxjerrë topin nga rrjeta më shumë se 2 herë. Cana-Mavraj, Agolli dhe Hysaj kanë bërë punë shumë të mirë gjatë këtyre ndeshjeve, por në Europian duhet të na tregojnë se gabimet ndaj Austrisë ishin thjesht një rastësi.
Fakti që nuk pësojmë shumë gola shpjegohet edhe me skemën dhe lojtarët që aktivizon De Biazi. Pothuajse gjithmonë kanë qenë 3 lojtarë përpara mbrojtjes dhe dy të tjerë nga krahët që e ndihmojnë shumë repartin e mbrojtjes.
Në total, ekipi i De Biazit ka pësuar 32 gola në 37 ndeshje përfshirë këtu edhe miqësoret e zhvilluara. Në fakt, ndeshjet e para miqësore ishin ndaj rivalëve si Katari, Irani, por në vitet e fundit Kombëtarja ka luajtur edhe me kundërshtarë si Italia, Franca, Zvicra dhe Portugalia.
NDESHJET E DE BIAZIT
AUSTRI-SHQIPËRI 2-1
SHQIPËRI-GJEORGJI 2-2
KOSOVË-SHQIPËRI 2-2
ARMENI-SHQIPËRI 0-3
SHQIPËRI-SERBI 0-2
SHQIPËRI-PORTUGALI 0-1
DANIMARKË-SHQIPËRI 0-0
SHQIPËRI-FRANCË 1-0
SHQIPËRI-ARMENI 2-1
ITALI-SHQIPËRI 1-0
FRANCË-SHQIPËRI 1-1
SERBI-SHQIPËRI 0-3*
SHQIPËRI-DANIMARKË 1-1
PORTUGALI-SHQIPËRI 0-1
SAN MARINO-SHQIPËRI 0-3
HUNGARI-SHQIPËRI 1-0
SHQIPËRI-RUMANI 0-1
SHQIPËRI-MALTË 2-0
BJELLORUSI-SHQIPËRI 0-0
QIPRO-SHQIPËRI 0-0
SHQIPËRI-ZVICËR 1-2
ISLANDË-SHQIPËRI 2-1
SLLOVENI-SHQIPËRI 1-0
SHQIPËRI-ARMENI 2-0
SHQIPËRI-NORVEGJI 1-1
SHQIPËRI-LITUANI 4-1
NORVEGJI-SHQIPËRI 0-1
SHQIPËRI-GJEORGJI 1-2
SHQIPËRI-KAMERUN 0-0
SHQIPËRI-SLLOVENI 1-0
SHQIPËRI-ISLANDË 1-2
ZVICËR-SHQIPËRI 2-0
SHQIPËRI-QIPRO 3-1
SHQIPËRI-MOLDAVI 0-0
SHQIPËRI-IRAN 1-0
SHQIPËRI-KATAR 2-1
GJEORGJI-SHQIPËRI 2-1
*VENDIMI I KAS-IT