e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi sfidohet nga një vogëlush (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi sfidohet nga një vogëlush (VIDEO)

djaloshiGjatë qëndrimit në hotel në Luksemburg, trajneri i Kombëtares shqiptare ka shfrytëzuar një moment të lirë për t'u argëtuar me një djalosh duke zhvilluar dyluftime me topin.

Natyrisht, trajneri dukej mjaft në formë dhe e ka lodhur jo pak vogëlushin duke e mashtruar me veprimet e tij, siç shihet në videon e publikuar nga "Supersport".

Ky moment është shoqëruar me të qeshura nga të gjithë të pranishmit aty, por edhe De Biazi duket se e ka shijuar shumë këtë moment.