e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mazrekaj, në Itali për ekzaminime

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mazrekaj, në Itali për ekzaminime

Në stërvitjen e djeshme te skuadra e Partizanit ka rënë në sy mungesa e mesfushorit të krahut të majtë, Mentor Mazrekaj, që i ka munguar ekipit në ndeshjet e javëve të fundit.mentor mazrekaj Lojtari ka vuajtur nga një dëmtim kronik dhe mësohet se drejtuesit nuk kanë dashur që të rrezikojnë me aktivizimin e tij në fushë. Megjithatë, mosprania e lojtarit në ekip ka bërë që aludimet për një largim të tij nga të kuqtë në fund të sezonit të shtohen shumë.

Madje, është shkuar deri aty sa është folur edhe për një ftohje të marrëdhënieve mes lojtarit dhe trajnerit Agostineli. Gjithsesi, burime të besueshme pranë klubit të kuq kanë konfirmuar dje për "Panorama Sport" se Mazrekaj shumë shpejt pritet të shkojë në Itali për të bërë një vizitë të specializuar mjekësore, në mënyrë që të përcaktohet diagnoza e saktë e lojtarit.

Udhëtimi mund të realizohet brenda kësaj jave, çka do të thotë se futbollisti ka shumë pak gjasa që të jetë gati për takimin ndaj Teutës. Pavarësisht kësaj, Agostineli ka në dispozicion alternativa të tjera në mesfushë.