Liga e Kampionëve/ Shorti, nesër në orën 12:00
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dje është kompletuar panorama me 8 skuadrat e kualifikuara për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, konkretisht Bajern Mynih, Barcelona, Real Madrid, Atletiko Madrid, Mançester Siti, Volfsburg, Benfika dhe PSG-ja.
Shorti i fazës së ardhshme do të hidhet nesër në mesditë (ora 12:00). Në këtë fazë, shorti i është i lirë, pra nuk pengohen përplasjet e dy skuadrave nga i njëjti shtet, apo nëqoftëse kanë luajtur më parë në grupe. Ndeshjet e para do të luhen më 5 dhe 6 prill, ndërsa të kthimit më 12 dhe 13 prill.