e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Duka tregon rrezikun: Memushaj mund të humbë Europianin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Duka tregon rrezikun: Memushaj mund të humbë Europianin

Ledian Memushaj është kapiteni i Peskarës në Serinë B italiane, por në të njëjtën kohë edhe një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare. Ledian-Memushaj-ndaj-MaltesMesfushori vlonjat është një pikë e rëndë- sishme si për trajnerin Masimo Odo, ashtu edhe për Xhani De Biazin.

Mirëpo, ekziston rreziku i një "përplasjeje" eventuale në muajin qershor mes De Biazit dhe Odos për shërbimet e mesfushorit. Në një deklaratë për mediat italiane, kreu i FSHF-së ka bërë me dije se ekziston rreziku i mundshëm që mesfushori vlonjat t'i humbasë kualifikueset.

"E di që ekziston problemi për Memushajn, pasi në periudhën e Europianit, Peskara mund të ketë ndeshjet 'play-off'. Ne si federatë do të bëjmë të pamundurën që të mund të përmbushim kërkesat e skuadrës, mirëpo ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne.

Gjithsesi, në fund zgjedhja është e trajnerit. Memushaj është pjesë e kombëtares prej gjashtë vitesh dhe është rritur shumë tashmë. Ai është një shtyllë për ekipin tonë, por edhe për Peskarën gjithashtu", ka deklaruar ndër të tjera Duka për mediat italiane