e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Karina: Shqipëria synon një vend në podium

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Karina: Shqipëria synon një vend në podium

Endri Karina është një nga peshëngritësit e përfaqësueses shqiptare në garat e Kampionatit Europian që do të mbahet në Norvegji, ku do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar skuadrën të grumbullojë pikët olimpike, si edhe për të qenë ndër tre ekipet më të mira të Europës. endri karinaNë një prononcim për "Panorama Sport", ish-kampioni i Europës për të rinj, shprehet se aktualisht janë duke u stërvitur maksimalisht me nga dy seanca në ditë në grumbullimin e tyre në Shtërmen. Sipas tij, në aspektin personal synimi është që minimumi të jetë te 6 më të mirët e Europës.

"Përgatitjet gjatë kësaj periudhe po shkojnë shumë mirë, nën drejtimin e trajnerëve Toska dhe Suli. Po bëjmë maksimumin tonë përtej mundësive, në mënyrë që peshëngritja të marrë emrin që ka pasur dhe kam besim se do ta arrijmë këtë objektiv. Po stërvitemi me nga dy seanca në ditë me ngarkesa të larta dhe federata ka qenë e predispozuar për të na ndihmuar me mundësitë që ka".

Objektivat

Më tej, Endri Karina foli edhe për objektivat ekipore dhe personale.

"Kam pasur njëfarë shkëputje nga garat ndërkombëtare, por në këtë Europian rikthehem me dy synime: të ndihmoj ekipin për pikët olimpike, si edhe të renditet në tre ekipet më të mira në Europë. Për sa i përket synimit personal, dua të thyej rekordet e mia dhe nëse ngjitem te 6 më të mirët, do ta konsideroja sukses për veten. Them se i kemi të gjitha mundësitë për t'ia arritur dhe me mbështetjen e të gjithëve do t'ia dalim. Të gjithë sportistët do të japin maksimumin për të marrë rezultatet më të mira në këtë Europian".

Përgatiti: Vladimir Mema