e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Farka trondit Vllazninë, Studenti fërkon duart

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Farka trondit Vllazninë, Studenti fërkon duart

Janë luajtur dje tre takime të vlefshme për javën e 15-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për meshkuj.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë suksesi i ekipit të Farkës që ka mundur Vllazninë në Shkodër, duke i bërë në këtë mënyrë edhe një nder Studentit, i cili ruan kreun pa zbritur në parket. farka volejNë sfidat e tjera, Tirana ka mundur pa probleme Elbasanin në kryeqytet me rezultatit 3-0 dhe me të njëjtat shifra ka fituar edhe Teuta kundër Elbasanit.

Vllaznia - Farka Volej

Skuadra e Vllaznisë ka surprizuar sërish edhe në kampionat. Pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë, kuqeblutë nuk kanë arritur që të fitojnë as ndaj Farka Volej.

Vllaznia ka gjithçka nën kontroll, teksa e nis shumë mirë lojën, por më pas miqtë, jo vetëm s'kanë barazuar, por kanë arritur edhe të fitojnë duke i rrëmbyer fitoren brenda në Shkodër Vllaznisë. Shkodranët që në setin e parë të japin përshtypjen se s'do ta kenë shumë të vështirë ndaj Farkës, teksa arrijnë që ta fitojnë 25-13.

Vllaznia vijon të diktojë ndeshjen e po ashtu shkodranët fitojnë edhe në setin e dytë. Këtë radhë me diferencë më të vogël në shifrat 25- 22. Kur pritej që kuqeblutë ta mbyllnin pa shumë histori këtë ndeshje ndaj ekipit kryeqytetas, Farka tregon se nuk është për turizëm në Shkodër dhe përmbys gjithçka. Miqtë arrijnë të ngushtojnë në 1-2 setet, teksa fitojnë fillimisht 25-22.

Seti i katërt shtyhet deri në 29 pikë dhe në fund janë sërish volejbollistët e Farkës që buzëqeshin teksa arrijnë ta fitojnë 29-227, duke sjellë baraspeshën në 2-2. Gjithçka mbetet për në setin e pestë dhe të fundit. Sërish ka rivalitet dhe lojës i rikthehen emocionet. Vllaznia nuk arrin ta menaxhojë mirë dhe sërish tregon dobësi në të tilla situata, duke bërë që Farka të fitojë 15-13 setin e fundit dhe krejt ndeshjen 3-2.

Teuta-Skënderbeu

Vazhdojnë paraqitjet e mira nga ekipi Teutës. Pas ndeshjeve pozitive në Kupën e Shqipërisë, ku vetëm kampionët e Studentit ia mohuan trofeun, durrsakët iu rikthyen kampionatit me një fitore të pastër në shifrat 3-0 ndaj Skënderbeut. Edhe pse fitoi 3- 0, ekipi i trajnerit Leonard Marangoni vuajti në arritjen e triumfit.

Kjo pasi korçarët luajtën fort dhe me ritëm deri në fund, madje me pak fat në setin e dytë mund të ndryshonin rrjedhën e takimit. Seti i parë është i ekuilibruar dhe asnjëra skuadër nuk lejon shkëputjen e ndjeshme në pikë të kundërshtarin. Diferencën e bën fundi, ku bregdetarët tregohen më të saktë dhe e mbyllin me fitore 25-21. Në të dytin kërkojnë të reagojnë shpejt korçarët, të cilët bëjnë lojë më agresive dhe luftojnë fort për çdo top.

Loja e barabartë mes të dy ekipeve bën që seti të kalojë në pikët shtesë. Në këtë moment, lojtarët e Teutës falë qetësisë dhe eksperiencës e mbyllin sërish në favor 27-25. Edhe në setin e tretë Skënderbeu përpiqet të rihapë ndeshjen, por pa mundur të bëj shumë, pasi gjithçka mbyllet në favor të vendësve, të cilët fitojnë edhe këtë fraksion loje me shifrat 25-23.

Tirana-Elbasani

Në takimin e luajtur në kryeqytet, bardheblutë kanë arritur një fitore të lehtë ndaj Elbasanit me shifrat 3-0. Tirana pati epërsi gjatë gjithë kohës, edhe pse në setin e tretë toleruan disi, por në fund fituan 25- 23. Më e vështirë fitorja e Teutës ndaj Skënderbeut 3-0 në Durrës.

Vendësit duket se e nënvlerësuan disi kundërshtarin, duke luajtur nën mundësitë e tyre dhe për pak sa nuk u mund nga miqtë. Seti i dytë dhe i tretë ishin më të bukurit, të vendosur në pikët e fundit, por korçarët, me pak kujdes mund të kishin rrëmbyer ndonjë pikë nga kjo sfidë. Studenti kampion, që këtë javë ishin pushim, ruan kreun pa luajtur.

Vllaznia-Farka Volej 2-3
(25-13, 25-22, 22-25, 27-29, 13-15)
VLLAZNIA: R. Kola, Miloti, Tatar,Prela, Jukni, K. Kola, Taflaj,Çekini, Lloshi, N. Qafarena, A.Qafarena, Rrashketa. Tr: A. Kalaja
FARKA VOLEJ:Qipa, KoçiPelaha,Mimani, Bajrami, Plaku,Xhajkone, Hodaj, Niku, Deliu,Metani, Doda
GJYQTARË: K. Gjoka, E. Zenullari,
A. Nurja, Ç. Kojku

Teuta-Skënderbeu 3-0
(25-21, 27-25, 25-23)
TEUTA: A. Dashi, J. Dashi, Kolea, Nazifi, Moku, A. Vora, Uruci, E. Vora, Gashi, Gjeci, Nezha. Trajner: L. Marangoni
SKËNDERBEU: Haxhillari, Pira, Lumani, Shellira, Sheshi, Beqiraj, Sejati, Dhimitri, Drinazi, Musaka, Caci, Nardhari. Trajner: A. Prifti
GJYQTARË: E. Dusha, V. Sajati

Tirana-Elbasani 3-0
(25-16, 25-11, 25-23)
TIRANA: Pepa, Xhija, Ferhati, Kula, Rama, Batalli, Kasemi (L)/Arapi, Kupi, Lundra. Trajner: I.Koja
ELBASANI: Çeta, Tollumi, Gashi (L), Kallajxhiu, Agushi, Çullhaj, Daka/Bakiri. Trajner: F.Lushnjari GJYQTARË: R.Omari, K.Agolli (Tiranë)

VOLEJBOLL - MESHKUJ
Java e 15-të (16 mars 2016)
Teuta - Skënderbeu 3-0
Tirana - Elbasani 3-0
Vllaznia - Farka Volej 2-3
Studenti - pushim

Renditja

SKUADRA F H SET. P
Studenti 10 2 32-13 28
Vllaznia 9 4 31-20 27
Tirana 8 5 29-17 26
Farka Volej 8 5 28-20 23
Teuta 8 5 29-22 23
Skënderbeu 2 11 9-34 6
Elbasani 0 13 7-39 2

Përgatiti: S.Nikshiqi/R.Gjini