e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Martino, zyrtarisht trajneri i ri i Barcelones

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Martino, zyrtarisht trajneri i ri i Barcelones

Xherardo Martino tashmë është zyrtarisht trajneri i ri i Barcelonës. Ka qenë vetë klubi katalanas që e ka konfirmuar këtë gjë me anë të një deklarate për shtyp. “FC Barcelona ka arritur marrëveshje me Xherardo Martinon për të qenë trajneri i ekipit për dy sezonet e ardhshme”, thuhet në një deklaratë të klubit katalanas.

Në ditët në vijim Martino pritet që të udhëtojë drejt Barcelonës për të nënshkrurar kontratën e tij dy vjeçare dhe për t’u prezantuar me ekipin, ku do të fillojë detyrën e tij në vend të Tito Vilanovës. Martino, i njohur me nofkën “Tata”, nuk ka drejtuar asnjë ekip më përpara në Europë, ndërkohë që është i njohur si një trajner i suksesshëm në Amerikën Latine./b.l