e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Edgar Cani huazohet tek Kapri ne Serine B

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Edgar Cani huazohet tek Kapri ne Serine B

Aventura e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Edgar Çani në Serinë A, ka zgjatur vetëm 6 muaj. Sipas mediave italiane, Katania ka vendosur që ta huazojë Çanin në Serinë B, tek ekipi i Kaprit.

Mësohet se Çani është huazuar tek Kapri, me të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit, nëse drejtuesit binden me paraqitjet e tij. Çani i është bashkuar tashmë ekipit të tij të ri, për të zhvilluar fazën përgatitore. Kapri është ngjitur këtë sezon në Serinë B dhe objektivi kryesor është pikërisht qendrimi në këtë kategori./b.l