e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Benitez thumbon Murinjon: Vdes per vemendjen e mediave

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Benitez thumbon Murinjon: Vdes per vemendjen e mediave

Rafa Benitez ka reaguar me një thumbin ndaj deklaratave të portugezit Hoze Murinjo, të bëra pak ditë më parë. Edhe pse nuk e ka përmendur me emër, Benitez duke nënkuptuar Murinjon, ka thënë se disa persona vdesin të jenë në qendër të vëmendjes së mediave.

“Ka shumë trajnerë vërdallë që pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes”, është shprehur Benitez.

Deklarata e Benitez vjen pas ironisë së Murinjos pak ditë më parë, sipas të cilit, Çelsi i tij lufton vetëm për trofe të rëndësishëm si Liga e Kampioneve, dhe jo Liga e Europës, të cilën londinezët e fituan pikërisht nën drejtimin e Benitez sezonin që lamë pas.