Anceloti: Ronaldo eshte lojtari me i rendesishem i Realit, nuk largohet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri italian i Real Madrid, Karlo Ançeloti, ka thënë se nuk ekziston asnjë mundësi që Kristiano ronaldo të largohet nga kryeqyteti spanjoll, pasi ai është lojtari më i mirë i ekipit.
“Kristiano është lojtari më i rëndësishëm në ekip dhe ai do të jetë edhe në të ardhmen. Çdokush e njeh atë dhe e di se ai luan ndeshje fantastike dhe është i rëndësishëm për klubin”, tha Ançeloti pas ndeshjes së parë miqësore të Realit ndaj Bournemouth, e fituar 6-0.
Ndërkohë, duke u ndaluar tek situata e Higuan, Ançeloti ka thënë se “Higuain është një lojtar fantastik dhe për momentin ai ende është lojtar i Real Madridit”./b.l