Mario Balotelli: 'Do doja te jetoja si nje njeri normal'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Është kritikuar shpesh për sjelljen e tij impulsive, por duket se tani Mario Balotelli është lodhur duke qenë në qendër të vëmendjes dhe thashethemeve. Në një letër që do të publikohet në 7 dhjetor në “Verissimo” thuhet se:
“Kjo periudhë është shumë e trazuar. Shumë herë, çdo mesazh që jap, qoftë dhe një tweet i thjeshtë kushtuar një miku, keqkuptohet. Jashtë nuk ndodh kështu. Duhet të ketë një arsye që ‘Time’ më ka renditur ndër 100 njerëzit më me influencë në botë. E di që jam një djalë me fat, por edhe mua shpeshherë do më pëlqente të jetoja si një njeri normal”, -shkruan Balotelli.