Maradona ne Shkoder per inaugurimin e 'Loro Boricit'?
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Panorama Sport bën të ditur se Diego Armando Maradona mund të vijë për herë të parë në Shqipëri.
Argjentinasi pritet që të jetë në Shkodër në momentin kur të inaugurohet përfundimi i punimeve në stadiumin “Loro Boriçi”.
Sipas Panoramës ende lajmi nuk është zyrtar por nga sa mësohet kanë nisur kontaktet me Maradonën dhe me shumë mundësi mundet që të vijë në Shkodër. Në fakt është një shkodran që po përpiqet që ta mundësojë ardhjen e një prej lojtarëve më të famshëm të të gjitha kohërave.
Është menaxheri Arjan Curri, një shkodran i cili prej 21 vitesh jeton dhe punon në Angli. Falë lidhjeve që ai ka, ka nisur kontaktet dhe shumë shpejt pritet që të marrë edhe një përgjigje pozitive. Menaxheri shkodran Arjan Curri mësohet se është një prej miqve më të mirë të Maradonës dhe falë lidhjes së tij miqësore do përpiqet që ardhja e argjentinasit në Shkodër të bëhet realitet.