Mergim Mavraj djaloshi qe perfundoi nga polic ne nje hero per shqiptaret

Mergim Mavraj, djaloshi qe perfundoi nga polic, ne nje 'hero' per shqiptaret

Në Jerevan, në Armeni, ku Shqipëria festoi kualifikimin për herë të pare, ai nuk ishte për shkak të një dëmtimi në gju. Por mbrojtësi Mërgim Mavraj, 29 vjeç, ka dhënë një kontribut të çmuar në arritjen e këtij limiti. Mërgim Mavraj mund të luajë kundër Gjermanisë në Europian, vendit ku lindi dhe u rrit. Ai lindi në Assia, në qendër të Gjermanisë lindore, ose më saktë në Hanau, një qytet që është vendlindja e yllit Rudi Völler, por edhe vëllezërve Grimm. Babai donte që ta bënte të birin polic. Familja e Mërgimit i dha emrin e mërgimtarit djalit, plagës së tyre të largimit nga vendi i saj, në Istog të Kosovës. Ajo nuk ishte një familje si të tjerat, që vinin nga lindja.

“Unë nuk kam qenë kurrë një djalosh i rritur në geto,” – do të thoshte vite më vonë Mërgimi. Për këtë ai e la lagjen ku u vendos në fillim dhe u shpërngul në një zone ku jetonin vetëm gjermanë. Në kohën e lirë ai lexonte dhe merrej me sport. Fillimisht u përqendrua tek atletika. E quanin “Raketa”. Ishte syri i një trajneri futbolli të skuadrës amatore të “Sportfreunde Selingenstadt”, që e bindi të luajë futboll. Të dhënat i kishte të mira dhe kështu kaloi te të rinjtë e Kickers Offenbach dhe te SG Rosenhöhe. Megjithatë, derisa u bë adoleshent, futbolli nuk ishte dëshira e tij. Edhe vetë djali donte të bëhej polic: “Kisha një dëshirë të isha autoritar dhe të kërkoja të drejtat dhe rend”. Për këtë, 16-vjeç kaloi pak kohë si praktikant dhe vëzhgues në radhët e policisë në stacionin e Mühlheim, pranë Hanau.

“Nëse nuk do të kisha shkëlqyer në futboll, do të bëhesha me siguri një polic,” -ka rrëfyer ai. Gjithçka u sqarua në vitin 2004, kur pikërisht, pak përpara provimeve të matures, ai firmosi për skuadrën e të rinjve të Darmstadt, që militonte në Regional Liga, kategori e tretë në Gjermani. Në vitin 2005, pas një sezoni shumë të mirë me Jugend-A, formacioni i të rinjve të Gjermanisë, ai kalon në skuadrën e parë të Darmstad. Fati i keq ishte se në dy vitet e ardhshme skuadra pësoi një periudhë kaotike. Shkak u bënë problemet ekonomike dhe teknike. Kjo i shërbeu të riut, që e nisi me një karton të kuq. Më pas vendi i pestë në vitin 2006 dhe rënie nga kategoria në vitin 2007. Në shtator 2006, Mërgimi nisi procedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare së bashku me Besart Berishën.

Në atë kohë trajner ishte gjermani Hans-Peter Briegel. Pak muaj më vonë, trajneri i ri i kombëtares shqiptare, kroati Oto Bariç e thërret për një seancë vëzhgimi dhe më pas e kalon te kombëtarja U-21. Mërgimi e refuzoi (dikush mund të thotë se ai donte skuadrën e parë). Në shkurt 2007 thirret nga trajneri i U-21 të Gjermanisë, Dieter Eilts. Ai debutoi për 23 minuta në vend të Torben Joneleit në një ndeshje miqësore kundër Italisë. Me fanellën e Gjermanisë luajti edhe një herë tjetër, dy vjet më vonë, në vitin 2009, kundër Bjellorusisë, për 90 minuta të tëra. Pas rënies nga kategoria të Darmstadt, në verën e vitit 2007 e mori Bochum për 350 mijë euro. Skuadra drejtohej në atë kohë nga Marcel Koller, trajneri aktual i Austrisë. Ai e dërgoi të luajë me skuadrën e kategorisë së katërt, por i rezervoi edhe një surprizë, duke e aktivizuar në Bundesligë, në një ndeshje me Karlsruhe.

Duke parë se ai shkëlqeu, e futi në fushë edhe javën tjetër kundër Hansa Rostock, në të cilën shënon golin e fitores 2-1. Në sezonin pasardhës, 2008-2009, ai luan më shumë ndeshje në Bundesligë. Aventura e tij me Bochum përfundon në janar 2011, që e largoi drejt Greuther Fürth. U deshën vetëm pak javë që skuadra e re ta besojë si titullar. Pjesa e parë e sezonit ishte e mirë. E dyta ishte historike, sepse në sezonin 2011-2012 skuadra e tij fitoi Bundesligën 2. Një nga çelësat e suksesit ishte pikërish mbrojtja, sepse u pësuan vetëm 27 gola në 34 javë. Thomas Kleine dhe Mavraj shpallen mbrojtësit më të mirë të kampionatit. Lojtarët e skuadrës e votojnë si kapiten për sezonin e ardhshëm.

Vera e vitit 2012 ishte mbresëlënëse për lojtarin. 26-vjeçari luan më 2 shtator me bluzën e Shqipërisë kundër Qipros, në kualifikueset e Botërorit 2014. Në mars të atij viti, kur trajner i Shqipërisë ishte kroati Josip Kuzhe, e kishte thirrur për një miqësore kundër Irlandës së Veriut, por përgjigjja ishte “jo”. E fyen dhe ofenduan shumë tifozë, duke e quajtur “tradhtar”. FSHF-ja i bëri të ditur se në rast të një tjetër refuzimi nuk do të mund ta vishte më kurrë fanellën kuq e zi. Ai kërkoi kohë për të vendosur. Nuk mund ta fshehë se i pëlqente të luante për bluzën e Gjermanisë. Ia përkëdhelte këtë dëshirë edhe Matthias Sammer në telefon, në atë kohë drejtor teknik i kombëtares, që në telefon i premtonte se ndoshta mund të thirrej në skuadrën e pare, pas Botërorit 2010.

Në krahun tjetër, Federata Shqiptare e Futbollit bënte lëvizjet e saj, që kishte sjellë në pankinë italianin Xhani De Biazi. Ai provoi për herë të tretë, pasi po kërkonte lojtarë të gatshëm dhe të rritur jashtë dhe me përvojë në mbrojtje. Mavraj e vesh për herë të parë fanellën kuqezi në miqësoret e majit 2012, me Katarin e pastaj me Iranin. Nuk tërhiqet më që atëherë, edhe pse trajneri e ka shumë për zemër. Fat i keq ishte rënia nga kategoria e Greuther Fürth. Transferohet menjëherë te Këlni. E nis jo mirë, edhe për shkak të një dëmtimi, por edhe për shkak të polemikave që pasuan një foto e tij në Facebook me Kuran. Për këtë u shkrua shumë, por ai dha sqarime të qarta.

Prilli i vitit 2015 e goditi me ndarjen nga jeta të të atit. Atij i kushtoi edhe golin e ndeshjes me Armeninë, në “Elbasan Arena”. Në nëntor 2014 shënon një tjetër gol kundër “gjelave” të Deshamps. Mbrojtja e Shqipërisë tani nuk “fut më ujë”. Fitore historike në Portugali. “Është e vështirë të bësh atë që kemi realizuar ne,” – i tha ai gazetës gjermane “Bild”. Në verën që vjen do të luajë me siguri në Europian. Një tjetër kapitull si përrallë për të, si ato përrallat e vëllezërve Grimm, të qytezës ku lindi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama