'France Football': Tri arsye pse ndeshja hapese e Euro 2016 duhet te jete France-Shqiperi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Revista sportive prestigjioze franceze, “France Football”, e cila është bashkëorganizatore e trofeut “Topi i Artë” me FIFAn, e ka themeluar këtë çmim individual për futbollistin më të mirë në Europë në një vit kalendarik, përmes një shkrimi me 3 arsye uron që kombëtarja e “gjelave” të bjerë në të njëjtin grup me Shqipërinë, në shortin e 14 dhjetorit, që do të hidhet në Paris.
Pra, dëshira e francezëve është që të dyja kombëtaret tona të bien në një grup të fazës finale të “Euro 2016”, madje FrancëShqipëri të jetë ndeshja hapëse e këtij kompeticioni, që do të luhet verën e ardhshme në Francë, nga datat 10 qershor deri më 10 korrik.
Ja shkrimi i “France Football”:
“Nëse kualifikimi i Irlandës Veriore në finalet e “Euro 2016” të paktën i ka habitur disa, ajo e Shqipërisë, gjithashtu, posedon bukuri e risi.
Kjo është hera e parë që ky vend, prej më pak se tre milionë njerëzish, fiton të drejtën të luajë në fazën përfundimtare të një kompeticioni të tillë.
Një mënyrë e mirë për të hapur turneun (24 ekipe pjesëmarrëse) do të ishte Shqipëria, në mënyrë simbolike dhe të drejtë. Ja tri arsyet pse do të ishte bukur që finalet e “Euro 2016” të hapeshin me ndeshjen FrancëShqipëri:
Herën e fundit që Franca ka organizuar një kompeticion të elitës së futbollit në shtëpi, në vitin 1998 (Botërorin), ajo e filloi “pushtimin” e saj me një fillestar (Afrikën e Jugut), ku një ishlojtar i Marsejës (Pierre Issa) bëri autogol.
Shqipëria, gjithashtu, ka pasur në të kaluarën një ishkapiten te OM, Lorik Cana.
Fakti se Shqipëria ka dy futbollistë me Nantes (Cana dhe Lenjani), një qytet që i sjell fat skuadrës së “gjelave”.
Shqipëria qe i vetmi ekip i Grupit I, që i mori skuadrës së Deshampit 4 pikë (në fakt ishin miqësore, sepse ndeshjet ndaj vendit organizator nuk kishin vlerën e pikëve) dhe që e mundi atë në “Elbasan Arena”, më 13 qershor. Ku ka vend më të mirë sesa një Europian për t’u hakmarrë.