Maradona: Gjermania, favoritja e Euro 2012, pastaj vjen Spanja
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Diego Armando Maradona ka qenë i impresionuar nga natyra e balancuar e skuadrës së Joakhim Lëvit, duke besuar se Gjermania ka me çfarë të mburret, me një sulm të fuqishëm dhe një nga mbrojtjet më të mira në turneun e kësaj vere. Legjenda e futbollit botëror ka zbuluar se Gjermania është e preferuara e tij për të fituar “Euro 2012”, duke sugjeruar se humbja e David Vijës dhe Karles Pujolit do t’i minojnë shpresat e Spanjës për të mbrojtur titullin e kampionit. Argjentinasi beson se “Mannschaft” mund të shkojë deri në fund të garës, edhe pse gjendet në “grupin e vdekjes”, së bashku me Holandën, Portugalinë dhe Danimarkën. “Gjermania është e preferuara ime në këtë turne, sepse ka fituar të gjitha ndeshjet eliminatore. Lojtarë të tillë si Klose, Podolski, Myler, Boateng, Ëzil dhe Khedira janë garanci e madhe për triumfin në Poloni dhe Ukrainë, shkroi Maradona në kolonën e tij në “Times” të Indisë. Bastian Shvajnshtaiger dhe skuadra e tij duhet të kualifikohet për fazën e eliminimit direkt pa probleme.
Lëv ka lojtarët e tij më të mirë në dispozicion, mbrojtja gjermane udhëhiqet nga një lider si Filip Lahm, i mbështetur nga Bashtuber dhe portieri Nojer. Ata do të pësojnë pak gola”. Megjithatë, Maradona ende mendon se Spanja, që gjendet në grupin C me Italinë, Republikën e Irlandës dhe Kroacinë, do të kalojë në çerekfinale. “Trajneri Visente Del Boske mund të mbështetet në kampionë të botës si Kasijas, Ramos, Pike, Buskets, Ksavi, Silva, Iniesta dhe Lorente për ta kaluar fazën e grupit fare lehtë, vuri në dukje ish-ylli i Napolit. Edhe Spanja bën pjesë në grupin e favoritëve për titull, por ajo ka humbur Pyjol dhe David Villën, për shkak të dëmtimeve”. Ndërkohë, Maradona ende beson se italianët do të mbërrijnë të paktën në tetë më të mirët e “Euro 2012”. Pra, do ta kalojnë fazën e grupeve.