Manxukic e Shaqiri, politizohet festa?
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Të festosh një gol duhet të mendohesh mirë, pasi mund të ketë pasoja shumë të rënda. Pre e një skandali mediatik dhe politik ka rënë bomberi kroat i Bajernit, Mario Manxukiç, i cili golin ndaj Nurenbergut e festoi së bashku me Shaqirin si “ushtarë” duke konkurruar “sambën” e Pizarros, Rafinjës dhe Dantes. Por, do të mjaftonte ky gjest, që mediat serbe së bashku me saitin zviceran “20min.ch” ta zmadhonin këtë lajm duke e politizuar situatën, dy ditë pas lirimit të dy ish-gjeneralëve kroatë, Ante Godovina dhe Mladen Markaç, të cilët akuzoheshin për gjenocid, por u lanë të lirë nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë.
Manxukiç provokues? – Si në faqet e ndryshme të internetit dhe në mediat serbe festimi i Manxukiçit dhe Shaqirit është bërë çështje diskutimi. Ajo mënyrë festimi, popullit të ish-Jugosllavisë i kujton përshëndetjen fashiste të lëvizjes kroate “Ustasha” në Luftën e Dytë Botërore, e drejtuar nga Ante Paveliç, të cilët kishin si synim nga viti 1941 të formonin Kroacinë shtet të pavarur, për çka ushtruan gjenocid mbi grupet etnike serbe.
Shfajësimi i gjeneralëve - Dy ish-gjeneralët kroatë, Godovina dhe Markaç, pasi u dënuan përkatësisht me 24 dhe 18 vjet heqje lirie në vitin 2011 për gjenocid të grupeve etnike serbe, ata e çuan këtë çështje në Gjykatën e Hagës dhe këtë të premte institucioni i drejtësisë së Kombeve të Bashkuara i nxori ata të pafajshëm, duke tërbuar popullin serb.
Lojtarët sqarojnë - “Goli më emocionoi dhe shkova të festoja dhe të përshëndetja fansat. Ai festim mund të quhet i pafat, por unë kam festuar shpesh në atë formë. Personalisht jam njeri apartiak, i depolitizuar. Mënyra e festimit të golit nuk ka lidhje me gjeneralët”, – sqaron Manxukiç, ndërsa Shaqiri shton: “Unë thjesht shkova për të festuar me Marion. Është shumë gabim ta politizojnë këtë festim. Nuk e kam idenë se për çfarë bëhet fjalë. Nuk di gjë për ndonjë gjeneral kroat”. Sipas mediave, si liga gjermane dhe presidenti i klubit Hënes pritet të gjobitin dy lojtarët.