'Ronaldo nje enderr, e blejne vetem ruset'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nuk e fsheh ëndrrën që një ditë ta stër vitë sërish, edhe pse ai vetë ditët në “Old Trafford i ka të numëruara. Sër Aleks Ferguson e ka pranuar se po të kishte qenë ai në “Carrow Road”, Junajtid nuk do të ishte mundur nga Noruiçi. Trajneri i “djajve” ka pohuar se ai është i interesuar për ta riblerë Kristiano Ronaldon, por nuk beson se asi portugez do mund të blihej nga Reali. Kapiteni i kombëtares iberike kaloi 6 vjet në “Teatrin e Ëndrrave” përpara se të transferohej në “Bernabeu” në vitin 2009:
“Do të më pëlqente shumë sikur të rikthehej, por nuk jam i sigurt nëse kjo ka për të ndodhur. Po flasim për një shumë astronomike. Pa dyshim që është i pashitshëm. Flas rregullisht me të në telefon. Nuk rresht së përsërituri se nëse do të largohet nga Reali, Mançesteri është skuadra e parë ku do dëshironte të luante”. Jo më larg se java e shkuar, 27-vjeçari u shpreh se i ishte mirënjohës 70- vjeçarit, pasi e trajtoi si të ishte djali i tij në Angli. Megjithatë, skocezi beson se vetëm milionerët rusë mund ta përballojnë kartonin shumëfish më të shtrenjtë në krahasim me atë që Perez shpenzoi (80 milionë paund).
Gjithsesi, ai dyshon se Kristiano do të pranonte të luante në këtë vend: “Ndoshta vetëm rusët mund ta paguajnë kartonin e tij. Por, a do të shkonte ai në Rusi? Ronaldo është ankuar gjithnjë për kohën atje.
Që kur erdhi në Mançester nuk ngurroi të më thoshte se ëndrra e tij ishte të vishte fanellën e ‘galaktikëve’”. Menaxheri e vlerëson luzitanin si lojtarin më të mirë në botë së bashku me Mesin: “Është lojtar i pabesueshëm, një ndër më të mirët. E di që kemi një histori me lojtarë fantastikë, por Kristiano mund të krahasohet me cilindo. Krijonte 5 raste të pastra për gol në çdo ndeshje. Sot nuk është më i miri, vetëm se Mesi ka fituar Ligën e Kampioneve. Nëse Reali fiton Champions-in, atëherë edhe ‘Topi i Artë’ është i i tiji”.