Mançini mban Mirandën duke e bërë kapiten
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Roberto Mançini ka vendosur që të ndjekë një strategji të re për të mos humbur Zhoao Mirandën.
Siç dihet, mbrojtësi brazilian shikohet me përparësi prej disa skuadrash të mëdha europiane, të cilat duan të "blindojnë" mbrojtjen.
Por Interi duket se nuk do të gjendet e papërgatitur në verë.
Nëse gjatë merkatos verore Miranda do të tundohet prej ofertave të skuadrave të tjera, Mançini ka bërë gati kundërpërgjigjen e tij. Ai i ka dhënë shiritin e kapitenit brazilianit, i cili ka vlerësuar shumë respektin që i ka treguar trajneri.